Ofertë tunduese për Messin që mposht milionat e sheikëve

Futboll

Ofertë tunduese për Messin që mposht milionat e sheikëve

Më: 6 prill 2023 Në ora: 20:30
Lionel Messi

E ardhmja e Lionel Messit në fund të këtij sezoni mbetet një mister.

Ylli argjentinas përfundon marrëveshjen me PSG-në dhe nuk ka vendosu ende nëse do të zgjatë bashkëpunimin edhe për një tjetër edicion apo jo. Kjo ka bërë që ai të jetë shumë i kërkuar përsëri, me Barcelonën që ëndërron rikthimin, apo me Al Hilal i cili i ka ofruar shifra të pabesueshme për ta bindur të firmosë një kontratë.

Por tashmë raportohet se në skenë ka dalë edhe një ofertë shumë tunduese për yllin argjentinas i cili po e mendon shumë seriozisht.

Sipas “The Independent”, klubi i Inter Majemi në MLS, është gati t’i ofrojë më shumë se sa rrogën e zakonshme për futbollistët. Ata janë gati ta bëjnë Mesin bashkëpronar të klubit, duke i ofruar një sasi të caktuar të aksioneve të tij.

Në këtë mënyrë, klubi ku bashkëpronar është edhe Devid Bekam, shpreson që të bindë yllin argjentinas që të pranojë ofertën e tij në këtë verë, apo në atë të ardhmen, duke shmangur transferimin e tij në Arabinë Saudite ku e pret oferta e çmendur prej qindra miliona eurosh.

Mësohet se babai i tij ka folur me klubin në fjalë, por edhe me autoritetet në MLS, duke i hapur rrugën transferimit të Mesit, i cili mund të bëhet një nga imazhet dalluese të këtij kampionati e tij shërbejë atij për marketing në të gjithë botën.

Messi e njeh mirë Majemin pasi prej kohësh ka atje një vilë luksoze që ka kushtuar rreth 8 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat