A po nisin kalkulimet në futbollin e Kosovës?

Futboll

A po nisin kalkulimet në futbollin e Kosovës?

Nga: K. Goca Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:04
Topi i futbollit

Sot ka filluar edhe rrethi i katërt i garave të elitës së futbollit të Kosovës përkatësisht java e 28-të.

A po nisin kalkulimet në futbollin e Kosovës?

Pse duhet që nga java e 27-të e këndej të “hetohen” disa ndeshje në mënyrë të detajuar dhe të merren masa të ashpra ndaj secilit klub që vërtetohet për dallavere! 

Federata e Futbollit e Kosovës me të gjitha mekanizmat e saj duhet të mobilizohet në tërësi, të kërkojë edhe nga prokuroria e shtetit, që për ndeshje që dyshon që ka kalkulime po ashtu edhe për ato që përfliten në opinion, të hetohen dhe të tregohet e pamëshirshme.

Tani futbolli po shkon në fazën e garave përfundimtare, kalkulimet janë më së mundshme.

FFK të tregohet jo vetëm e ashpër por nëse zbulohet ndonjë ekip për kalkulime, shkurt e shqip për kurdisje, përveç që të përjashtohet ekipi në rangun më të ultë, të nisin procedurat tjera, për secilin individ, deri të ndjekja penale.

Të luftohet dukuritë e zeza, mos të lejohen kalkulime.

Do të shohim se si do të rrjedhin gjërat dhe a ka apo jo kalkulime.

Në opinion ka edhe pakënaqësi nga disa tifozë, që nuk po i durojnë rezultatet por ato janë vetëm pakënaqësi të disa tifozëve por që realisht duhet të veprojë FFK me mekanizmat e saj aty ku dyshohet për kalkulime.

Tolerime mos të ketë më, futbolli të pastrohet nga dukuritë e zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat