Strategjia që planifikon Barça për nënshkrimin e Messit

Futboll

Strategjia që planifikon Barça për nënshkrimin e Messit

Më: 9 prill 2023 Në ora: 19:34
Messi e Laporta

Barcelona e di se kthimi i Leo Messit në çdo herë është më i realizueshëm.

Ylli argjentinas duket se e ka prishur marrëdhënien me Paris Saint Germain dhe, gjithçka tregon se ai nuk do të vazhdojë të jetë lojtar i PSG-së sezonin e ardhshëm.

Kështu, opsioni i Barcelonës do të forcohej, pasi argjentinasi e ka bërë prioritet vazhdimin e garave në elitën e futbollit evropian për 2023/2024.

Por gjithçka nuk do të jetë një shtrat me trëndafila. Eliminimi i të gjitha kompeticioneve europiane në fazën e 16-të të UEFA Europa League, i shtuar edhe faktit se vitin e ardhshëm Barça nuk do të luajë në Spotify Camp Nou (por në Montjuic), i bën më se të jashtëzakonshme humbjet ekonomike në arkat e klubit.

Kështu, drejtuesit e skuadrës Blaugrana kanë vendosur të nisin një strategji të re në mënyrë që në merkaton e radhës të mos kenë problem të përballen me rikthimin e Leo Messit.

Siç ka raportuar Relevo, menaxhmenti i klubit planifikon të kërkojë ulje kolektive të pagave (me 15%) për lojtarët e ekipit të parë. Përveç kësaj, sipas asaj që bën me dije faqja e internetit “FC Barcelona Noticias”, Barça tashmë ka nisur të bisedojë me futbollistët për të ndërmarrë këtë strategji.

Pavarësisht kësaj, është ende herët për të folur për shifra, pasi Barcelona do të presë një raport të detajuar të të gjitha humbjeve të prodhuara gjatë gjithë sezonit për të marrë masa për këtë çështje dhe për të luftuar për rikthimin e Leo Messit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat