Firmos në fshehtësi

Futboll

Firmos në fshehtësi

Më: 14 prill 2023 Në ora: 15:04
Laimer

Konrad Laimer-Bajern Mynih quhet kapitull i mbyllur nga raportimet e “Bild”.

Mesfushori që aktivizohet me Lajpcigun ka nënshkruar kontratë me Bajernin, e cila e mban të lidhur deri në verën e vitit 2027.

Mbyllja e marrëveshjes është zvarritur në periudha të ndryshme.

Në vitin 2021, “demat” i vendosën veton e qëndrimit, në merkaton e fundit klubet u prishën për tarifë shtesë. 25-vjeçari do të mbërrijë në Mynih si futbollist i lirë, pasi kontrata me Lajpcigun i përfundon në verë.

Konradi është futbollisti i parë i ardhur në “Allianz Arena” gjatë periudhës “Tuhel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat