Tuchel për 130 milionëshin e Serie A

Futboll

Tuchel për 130 milionëshin e Serie A

Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:52
Tuchel

“Tuchel e do Osimhen te Bayern” kanë shkruar në Gjermani.

Zëra gjermanë që kanë shkuar natyrisht edhe te veshët e ish-trajnerit të Chelsea-t aktualisht në drejtim të bavarezëve.

Kjo temë është përmendur edhe në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit që Bayern do të luajë këtë të shtunë kundër Hoffenheim dhe Tuchel ka qenë i drejtpërdrejtë në përgjigje:

“Osimhen? Kam një ide timen, por nuk do ta shpreh sepse Spalletti mund të thotë: pse ka folur? Kështu që për respekt nuk flas për lojtarët e skuadrave të tjera”.

Me pak fjalë Tuchel nuk ka dashur të zbulojë shumë, por është e qartë se një sulmuesi si ai i Napoli-t do t’i pëlqente çdo trajneri.

Në ditët e kaluara Sky Deutschland ka folur për kontakte që kanë nisur mes palëve dhe kontakte të tjera që pritet të zhvillohen në ditët e ardhshme, ashtu si edhe një kërkesë prej 130 milionë eurosh nga De Laurentiis.

Megjithatë, siç u tha nga vetë Tuchel, nuk është ky momenti i duhur për të folur në lidhje me atë që mund të ndodhë në merkaton e verës, që duket se do të jetë shumë e pasur me goditje të bujshme.

Osimhen, i cili ëndërron Premier League, është i përqendruar te fusha dhe të martën do të jetë në fushë kundër Milan-it. Napoli shpreson pikërisht tek ai për të kapur gjysmëfinalet e Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat