Barcelona ka gati planin për të përballuar transferimet e Messit dhe Gundoganit

Futboll

Barcelona ka gati planin për të përballuar transferimet e Messit dhe Gundoganit

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:10
Messi

Barcelona pritet të bëj një merkato “ëndrrash” këtë verë, me tifozët që dita-ditës presin rikthimin e 7 herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi në “Camp Nou” e përveç tij afrimin e turko-gjermanit Ilkay Gundogan, si dhe prezantimi i mbrojtësit spanjoll, Inigo Martinez.

Mirëpo, kur ka afrime ka dhe largime. Sipas mediave spanjolle, i “sakrifikuari” i parë i “blaugranave” është ish-mesfushori i Milan, Franck Kessie dhe nga shitja e “kollosit” të mesfushës “katalanasit” mund të përfitonin shumë, duke llogaritur këtu dhe afrimin e lojtarit verën e kaluar nga italianët e Milan me parametra zero.

Në këtë mënyrë Barça do të lehtësonte faturën e pagave, duke i lejuar klubit t’i afrohej parametrave të vendosura nga La Liga dhe Fair Play financiar.

Mirëpo, Kessie nuk do të jetë i vetmi i larguar nga klubit, me Ansu Fati, Ferran Torres e Eric Garcia që me shumë mundësi do t’i japin fund “aventurës” së tyre në “Camp Nou” gjatë muajve të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat