Oktaj Derelioglu nuk është më trajner i Gostivarit!

Futboll

Oktaj Derelioglu nuk është më trajner i Gostivarit!

Më: 19 prill 2023 Në ora: 21:18
Gostivari

Tronditje në ekipin e Gostivarit! Skuadra do të jetë në kërkim të trajnerit të ri për fundin e sezonit, pasi drejtuesit e klubit u ndan me trajnerin Oktay Derelioglu.

Klubi deri më tani nuk ka bërë të ditur asgjë për ndarjen me strategun turk që e drejtoi Gostivarin në periudhën e kaluar.

Projekti ambicioz që synon ngjiitjen në elitën e fubollit në periudhën e ardhshme do të drejtohet nga asistentët e Derelioglu.

Të paktën kështu thonë informacionet e fundit nga Gostivari.

Ajo që flitet jozyrtarisht ka të bëjë me mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit, pas barazimit me konkurrentin e tyre Vardarin.

Gostivari aktualisht është në vendin e tretë në LDFM, pas Voska Sport dhe Vardari. Kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në përfundim të kampionatit të ligës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat