Chelsea e kontakton Pochettinon

Futboll

Chelsea e kontakton Pochettinon

Më: 21 prill 2023 Në ora: 11:27
Pochettino

Chelsea e ka ndërmend ta shkarkojë Frank Lampardin nga detyra e trajnerit.

Legjenda e klubit anglez nuk po kalon momente të mira me londinezët, pak javë pasi e mori në dorë ekipin në vend të Graham Potter.

Sidoqoftë, nën drejtimin e trajnerit të ri “Blues” u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe nuk po arrijnë rezultate pozitive as në Premierligë.

Për këtë arsye, siç mëson “Sky Sports”, klubi nga “Stamford Bridge” e ka kontaktuar trajnerin Mauricio Pochettino,

Ish-trajneri i Tottenhamit dhe i Paris Saint-Germainit është në mesin e pesë kandidatëve për ta marrë pozitën e trajnerit të Chelseat.

Raportohet se ish-trajneri i Paris Saint-Germainit do t’i vlerësojë ofertat që i ka në dorë dhe gjatë verës do të vendosë për ekipin që do ta marrë në dorë.

Kohë më parë, trajneri argjentinas ishte edhe në opsion të Real Madridit dhe të Manchester Unitedit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat