Lukaku: Interi me ka dhënë gjithçka, duhet t’ia shpërblej

Futboll

Lukaku: Interi me ka dhënë gjithçka, duhet t’ia shpërblej

Më: 23 prill 2023 Në ora: 23:53
Lukaku

Romelu Lukaku rikthehet protagonist te Interi, duke shënuar dy gola dhe asistuar të tretin, në sfidën që zikaltrit fituan 0-3 në transfertën ndaj Empolit.

Sulmuesi belg qëndroi në fushë për 90 minuta dhe u rikthye të shënojë gol me aksion, gjë që nuk ndodhte që prej ndeshjes së parë në kampionat ndaj Lecces.

Vetë Lukaku pranon se ndihet në borxh me Interin, për atë që i kanë dhënë zikaltrit dhe shprehet i gatshëm të bëjë më të mirën në sprintin final.

“Interi më ka dhënë shumë dhe duhet të jap maksimumin në fushë për këtë fanellë.

Po rigjej formën më të mirë dhe dua t’ia shpërblej besimin klubit. Dua të qëndroj sa më gjatë këtu, por për momentin jemi të përqendruar të marrim ndeshjet me radhë, pasi jemi në një moment të rëndësishëm të sezonit.

Tani mendja te ndeshja ndaj Juves”, u shpreh Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat