Bayerni arrin akordin për rinovimin me një titullar

Futboll

Bayerni arrin akordin për rinovimin me një titullar

Më: 25 prill 2023 Në ora: 23:14
Lucas Hernandez

Bayern Munchen është pranë rinovimit me një nga lojtarët më të rëndësishëm: Lucas Hernandez.

Mbrojtësi francez qëndron jashtë fushave prej nëntorit të vitit të kaluar, kur pësoi një dëmtim të rëndë në ligament.

27-vjeçari ka kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman deri në vitin 2024.

“Xhaka në dyshim”, Arteta në konferencën para Cityt: Topi nuk duhet të shkojë tek Haaland!

Sipas shtypit gjerman, akordi i ri mes palëve parashikon rinovimin deri në vitin 2027.

Lucas Hernandez është pjesë e Bayern Munchen prej verës së vitit 2019, kur u transferua në Bavari për 80 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat