Kur Fadil Muriqi nuk mund të ndalej nga Vojvodina 

Futboll

Kur Fadil Muriqi nuk mund të ndalej nga Vojvodina 

Nga: K. Goca Më: 28 prill 2023 Në ora: 14:12
Fadil Muriqi

Gjenerata e artë e klubit të futbollit Prishtina ka lënë gjurmë në vitet e 80-ta.

Nuk harrohet ndeshja në stadiumin e Prishtinës (sot ‘Fadil Vokrri’) mes Prishtinës dhe Vojvodinës së Novi Sadit, e cila u zhvillua me 15 shtator të vitit 1985.

Prishtina kishte fituar me rezultat 2:0 ndaj skuadrës nga krahina e Vojvodinës.

Prishtina – Vojvodina 2:0

Shikues: 15.000.
Shënues: Muriqi (7') e Nexhipi (58').
Kartona të verdhë; F. Muriqi - Mijiq e Aniçiq.
Gjyqtar kryesor: Kraviq (Tuzlla).
Prishtina; Rade Zalald 7, Xhevdet Muriqi 7, Faton Domi 7, Sahit Kelmendi 7, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviq 8, Mensur Nexhipi 7 (Favzi Rama), Rafet Prekazi 7, Kujtim Shala 5, Fadil Muriqi 9 dhe Zoran Batroviqi 6.
Vojvodina: Qiriq, 7, Mijiq 6, Gjuroviq 6, Tintar 6, Grubor 6, Dimitriq 6, Beganoviq 5 (Novakoviq), Mariq 6, Çurçiq 5, Shapuriq 7 dhe Mirjanoviq 6 (Aniçiq).

Fadil Muriqi realizoi në minutën e 7-të dhe Mensur Nexhipi në atë të 58-tën. 

Zoran Batroviqi dështoi nga penalltia në minutën e 88-të, për të trefishuar rezultatin.

Batroviqi gjuajti plogësht dhe Qiriq e ka pritur pa problem. 

Ishte penalltia e parë që huqi Batroviqi prej se kishte kryer ato në fanellën e bardhekaltërve.    

Mbrojtja e Vojvodinës nuk kishte zgjidhje për të ndalur Fadil Muriqin e disponuar, madje në minutën e 7-të kaloi tre lojtarë dhe me mjeshtri e kishte mposhtur portierin Qiriq.

Pas javës tetë të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë, Dinamo e Vinkovcit kryesonte me 11 pikë, duke pasuar Hajduku 10, Velezhi 10, Partizani 10, Prishtina 10, Dinamo e Zagrebit 9, Sutjeska 9, Cërvena Zvezda 9, Sarajeva 8, Buduçnosti 8, Osijeku 8, Zhelezniçari 7, Çeliku 6, Rijeka 6, OFK Beogradi 6, Slloboda 6, Vardari 5 dhe Vojvodina me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat