Tare kundër orarit të ndeshjes

Futboll

Tare kundër orarit të ndeshjes

Më: 30 prill 2023 Në ora: 12:51
Tare - djathtas

Lazio dhe Inter përballen në Serinë A, por orari 12:30 u kundërshtua ashpër nga trajneri Maurisio Sarri.

Në të njëjtën linjë me Sarrin, është edhe drejtori sportiv, Igli Tare i cili u shpreh se ndeshje të tilla duhet të luhen në tjetër orar për të pasur interes.

Sa i përket objektivave, Tare u shpreh se shpreson që skuadra e tij të ruajë vendin e dytë dhe në ndeshjen ndaj Interit, ai kërkon fitore në mënyrë që të shtyjë edhe festën e Napolit.

“Unë mendoj se është më mirë që këto ndeshje të nivelit të lartë të luhen në kohën e duhur.

Do të ishte gjithashtu thelbësore për tifozët, unë mbështes mendimin e trajnerit.

Ne duhet të mendojmë për veten tonë, ne kemi objektivat tona. Sot do të përpiqemi ta fitojmë këtë ndeshje dhe ta shtyjmë festën

Mendoj se objektivi ynë nuk është vetëm të arrijmë në Ligën e Kampionëve, por edhe të mbajmë vendin e dytë, që do të ishte thelbësore për rritjen e grupit”, tha mes të tjerash Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat