Kush e detyroi Arbnor Morinën që të jap dorëheqje? Selmani drejton gishtin nga Abazi: KF Ferizaj vlerësimet i ka bërë në kafiteri!

Futboll

Kush e detyroi Arbnor Morinën që të jap dorëheqje? Selmani drejton gishtin nga Abazi: KF Ferizaj vlerësimet i ka bërë në kafiteri!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 maj 2023 Në ora: 16:08
Agron Selmani

Agron Selmani, ish drejtor sportiv i klubit të futbollit Ferizaj, ka folur pa dorëza për kohën sa ishte brenda klubit, duke treguar edhe gjëra që nuk ishin të njohura për opinionin futbolldashës.

Ai ka treguar se si e detyruan Arbnor Morinën që të jap dorëheqje pas ndeshjes me Gjilanin.

Selmani tregon edhe për veten e tij, a e shkarkuan apo jo në kafiteri gjatë vitit që e lamë pas.

Image

Agron Selmani

Selmani ka përmendur edhe emrat e shumë futbollistëve, madje cilët nuk ishin të dëshiruar për Shtabin Teknik.

”Bota sot”: Tash e një kohë nuk jeni pjesë e Ferizajt si drejtor sportiv, çfarë po bëni aktualisht?

Agron Selmani: Aktualisht unë jam në përditshmërinë time, i përkushtuar më shumë familjes, përcjelli me vëmendje ngjarjet dhe lëvizjet në futbollin tonë dhe kohë pas kohe jap mendimin tim në formë opinioni për ata që kanë interes dhe që lexojnë në faqen time të FCB.

“Bota sot”: Emri juaj ka qenë i përfolur paksa iu kanë etiketuar edhe si “virus”, se punën nuk e keni kryer ashtu siç duhet veçmas me prurjen e përforcimeve?

Agron Selmani: Ka një dëshirë për të më anatemuar me një histori që do ta kthejë publikun në interesin e atyre nga të cilët është plasuar informacioni duke me atribuar të gjitha të këqijat e imagjinuara nga po ata qe e kanë plasuar informacionin. Por, ajo çka mund të them është se ne kemi bere një punë të mirë, ekipore dhe të përbashkët.

Me inkuadrimin e klubit në Superligë (2022) drejtori sportiv ka marr kërkesat konkrete nga shtabi teknik por edhe detyrat nga kryetari i klubit, pra: - Te procedohet në vazhdimin e kontratave me lojtarët aktual ne klub.

- Te konkretizohen bisedat me lojtarët në ardhje.

- Ndërmarrja e masave konkrete që me datë 1 qershor 2022  të fillojnë përgatitjet.
- Me date 1 qershor 2022 të gjithë lojtarët që dalin në ushtrime të jenë të mbuluar me kontrata.

Pas përfundimit të kërkesave dhe detyrave  pason përfundimi i marrëveshjes me shtabin teknik, pra nënshkrimi i kontratave të reja.

Zyra e drejtorit sportiv nuk e ka pas mandatin të finalizoj marrëveshjet në segmentin financiar, kjo e drejt ka qenë në kompetencën e kryetarit dhe nënkryetarit.

Zyra e drejtorit sportiv fillimisht ka kontaktuar lojtarët: Bujar Shabani, Edon Sadriu, Betim Haxhimusa, Donat Hasanaj, për të cilën miratimin e ka dhënë Shtabi Teknik.

Zyra e Drejtorit sportiv ka kontaktuar po ashtu me lojtarët Astrit Fazliu, Leutrim Rexhepi dhe Gentian Emini, të cilët janë pranuar me një dozë rezervë nga shtabi teknik.

Zyra e drejtorit ka kontaktuar po ashtu me lojtarët Albin Krasniqi, Drilon Islami, Lutfi Billali dhe Alban Shillova, me të cilët nuk kemi vazhduar bisedimet sepse nuk e kanë marrë dritën e gjelbër nga shtabi teknik.

Me lojtarin Qlirim Avdullin klubi ka arritur marrëveshje, por Qlirimi ka ndërruar mendim dhe ka kaluar në një klub tjetër.

Klubi ka lëvizur në bazë të momentit prandaj me rekomandimin e shtabit teknik janë ofruar edhe lojtar të tjerë siç është fjala për lojtarët: Borel Maukoko, Panadiq, Mouso Kamara, Helistango Manga këta lojtar janë vlerësuar nga Shtabi Teknik, kurse nuk është dhënë drita e gjelbër për Borel Maukoko, ndërsa bisedimet përfundimtare me natyre financiare i ka kryer vet kryetari i klubit Lulzim Abazi.

Prandaj të gjitha këto që unë i përmenda është për të njoftuar opinionin vetëm me një gjë: -Zyra e drejtorit sportive asnjëherë nuk ka marr vendime autonome dhe kokë në vete siç po plasohet në opinion por gjithnjë në bashkërenditje me bordin e klubit dhe shtabin teknik dhe nga këtu çdo interpretim tjetër është i pasaktë!

“Bota sot”: Pas ndeshjes me Gjilanin, u largua Arbnor Morina, bashkë me të shkoi edhe “koka” juaj, duke iu fajësuar për disa gjëra?

Agron Selmani: Se si kanë rrjedhur bisedat pa prezencën time nuk e di, emri im është lakuar dhe konsumuar pas largimit tim nga klubi dhe kjo në formën e një gjykimi publik për motivacione që unë nuk i kam kuptuar ende, kam dëgjuar gjithçka dhe shumëçka por të gjitha le të mbesin edhe në ndërgjegjen time por edhe të atyre që nuk të shikojnë në sy por të godasin nga prapavija.  

“Bota sot”: Burimet e sigurta bëjnë me dije se ju jeni shkarkuar papritur, shkarkimi ka ndodhur në kafiteri?
Agron Selmani:
I nderuari Kemajl, unë dua të besoj se ju keni burime tuaja të sigurta, KF Ferizaj për kohën që po flasim analizat e punës dhe vlerësimet i ka bërë në kafiteri dhe çdo analizë nga aty e ka edhe nivelin e kontestueshëm!

“Bota sot”: Pse Nehat Thaçi ta kërkojë dorëheqjen, a gabuat diku apo ai veproi me direktiva të klubit?

Agron Selmani: Kur Lulzim Abazi e ka marr klubin, unë e kam kontaktuar me të dhe i kam vetëofruar ndihmë për klubin me mundësinë dhe kapacitetin që kam, klubi ishte në një gjendje shumë të vështirë dhe të keqe, kemi arritur një marrëveshje bashkëpunimi pa kushte, jemi dakorduar të punojmë, rrogën më vonë më ka përcaktuar vet kryetari i klubit.

Jemi marr vesh që në momentin që nuk ka nevojë për shërbimet e mia ne të ndërpremë bashkëpunimin.

Nehati Thaçi është aksionar i klubit dhe pikë referimi e ka kryetarin, kryetari zgjedh trupat e vet profesional prandaj Nehati mund të kërkoj llogari nga kryetari për çdo pakënaqësi pra edhe shkarkimin tim të kryetari, por ai nuk mund ta kërkon dorëheqjen time pa e kërkuar kryetari i klubit, në të kundërtën bëhen shumë nivele të pushtetit, gjë që ka ndodh, megjithatë unë jam i vetëdijshëm se kjo është bërë me vetëdije dhe në bashkëpunim Lulzim - Nehat, një lloj teatri i panevojshëm dhe i pakuptimtë!

“Bota sot”: Para pak kohe keni deklaruar se kryetari i klubit Lulzim Abazi ka marr një kërkesë konkrete nga nënkryetari i klubit Xhevat Rushiti se nëse nuk ndërhyhet me ndryshime në shtab teknik atëherë ai do të ndërprej njëanshëm dhe menjëherë kontributin financiar në klub. A ishte ultimatum i prerë për Lulzim Abazin që të largohet Arbnor Morina, në të kundërtën do të mbetet pa lekë?

Agron Selmani: Po, unë e ceka më lartë, ishin shumë nivele të pushtetit apo të urdhrave, megjithatë për dallim nga Nehati, Xhevati nuk e ka kërkuar dorëheqjen e Arbnorit nga Arbnori.

Pra këtu nuk ka çka të fshihet, Xhevat Rushiti në cilësinë e aksionarit dhe nënkryetarit të klubit, nuk ka qenë i kënaqur me rrjedhat në klub dhe ka prezantuar një kërkesë konkrete para kryetarit Lulzim Abazi dhe në këtë situatë Lulzim Abazi ka kërkuar nga Arbnor Morina që të reflektoj dhe të jap dorëheqje por duke i premtuar aty për aty se në momentin e parë kur të krijohen kushtet e favorshme Arbnori do të jetë prapë në klub në një detyrë të re.

Nesër (më 6 maj) do të lexoni, pas largimit të Morinës, me cilët nga trajnerët vendorë biseduan, ndër ta edhe njëri nga Shibeniku! Si u zhduk fanella e Astrit Fazliut para ndeshjes me Prishtinën?

Sipas Agron Selmanit, kush është fajtori kryesor për krizën që ka pas klubi në kohën e tij?

A ka qenë Xhevat Rushiti kundër Arbnor Morinës? Çfarë posti iu premtua Arbnor Morinës pas dorëheqjes?

A është kontaktuar Bybyl Sokolki nga Rushiti? A ka pasur dy rryma në klub?

Si iu humb ndeshja me rezultat zyrtar nga Behari për Kupën e Kosovës dhe a ka pas bojkot në humbjen me 0:6 nga  Malisheva?

Cili është borxhi i klubit sipas Selmanit? Selmani tregon për rrogën më të madhe dhe më të vogël!  

CIlat ishin fërkimet mes Agron Selmanit dhe Arbnor Morinës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat