Xhemaili: Euroderbi? Nuk ka favoritë

Futboll

Xhemaili: Euroderbi? Nuk ka favoritë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 14:56
Blerim Xhemaili

Blerim Xhemaili ka qenë një nga futbollistët që ka kontribuuar shumë për Napolin gjatë 3 sezoneve megjithatë pa arritur të fitojë trofe.

Mesfushori shqiptar që aktivizohet me Zyrih në Zvicër, ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur për titullin kampion të Napolit, euroderbin si edhe dënimin e Juventusit.

“Napoli? Kam luajtur 3 sezon dhe jam shumë i lumtur për klubin, tifozët dhe presidentin.

Ata e kanë merituar dhe kjo është e bukura e futbollit.

Pas shumë kapitenësh që janë larguar, ky titull ishte i merituar dhe i uroj për të.

Euroderbi? Nuk ka favoritë. Të dyja skuadrat kanë bërë një sezon të mrekullueshëm në Champions dhe kanë arritur gjysmëfinalet pas disa sezonesh që nuk ndodhte. Është bukur për futbollin italian.

Kam qenë gjithmonë një tifoz i Milanit dhe shpresoj që të shkojë në finale por edhe nëse shkon Interi, do të jetë gjë interesante dhe e bukur që një skuadër italiane shkon në finale.

Juventusi? Janë shumë gjëra që nuk më përkasin mua sepse shoh në fushë. Por nuk e kuptoj se pikët iu hoqën tani, në këtë pikë të kampionatit. Ato mund të ishin hequr më parë ose edhe më vonë por që t’i heqësh tani është gjë që nuk e kuptoj”, u shpreh mes të tjerash Xhemaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat