Di Maria: Kualifikim në Champions ose jo

Futboll

Di Maria: Kualifikim në Champions ose jo

Më: 10 maj 2023 Në ora: 15:39
Di Maria

Angel Di Maria do të jetë protagonist te Juventus që do të përballet me Sevilla në ndeshjen e parë të Europa League, një nga të paktët trofe që argjentinasi nuk e ka fituar kurrë.

Argjentinasi ka folur rreth të ardhmes së tij dhe ka shpjeguar nëse do të ndikohet nga kualifikimi në Champions League ose jo për sezonin e ardhshëm.

“Jam i fokusuar në përpjekjen për ta fituar.

Dua një finale edhe për tifozët.

E ardhmja? Ne kemi filluar të flasim për atë që do të ndodhë me drejtuesit për një kohë, por kjo nuk varet nga Champions League.

Nëse nuk pozicionohemi në një vend për sezonin e ardhshëm në Champions League, nuk do të kushtëzojë zgjedhjet e mia”, është shprehur Di Maria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat