Operohet Uka, Prishtina i dëshiron shërim të shpejt

Futboll

Operohet Uka, Prishtina i dëshiron shërim të shpejt

Nga: K.G. Më: 12 maj 2023 Në ora: 21:56
Kreshnik Uka

Klubi me renome Prishtina ka njoftuar se futbollisti Kreshnik Uka është operuar me sukses.

Drejtuesit bardhekaltër shpresojnë që sa më shpejt Uka të rikthehet në fushën e gjelbër. 

“Operohet me sukses Kreshnik Uka.

Sulmuesi i skuadrës sonë, Kreshnik Uka është operuar me sukses. 

Uka është operuar në ligamente pas lëndimit të pësuar javë më parë. 

Futbollisti jonë është operuar te mjeku i mirënjohur Qerim Kida në Klinikën Royal Medical. 

Duke besuar se do të rikthehet edhe më i fortë, stafi i FC Prishtinës i dëshiron shërim të shpejt Ukës”, njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat