Mikpritëse të projektit ”Girls just want to play football” edhe Fushë Kosova dhe Vushtrria 

Futboll

Mikpritëse të projektit ”Girls just want to play football” edhe Fushë Kosova dhe Vushtrria 

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:32
Pamje nga gara

Në edicionin e dytë të projektit të FFK-së ”Girls just want to play football” (Vajzat duan  vetëm të luajnë futboll), që mbështetet nga programin UEFA HatTrick, mikpritëse të radhës kanë qenë komunat e Fushë Kosovës dhe e Vushtrrisë. Fushë Kosova mori pjesë me15  shkolla (SHFMU), e ku janë përfshirë mbi 150 vajza, ndërsa Vushtrria mori pjesë me 19 shkolla, me mbi 190  vajza të reja.

Si gjithnjë Shoqatat e Pedagogëve të Kulturës Fizike bashkë me profesorët e Kulturës fizike kanë kryer detyrat për organizimin dhe funksionimin  sa më të mirë të garave të këtij projekti. Para fillimit të garave të pranishmit në emër të FFK-së i përshëndeti menaxherja e futbollit të femrave znj. Valbonë Gashi-Uka e cila mes tjerash tha:

”Fakti që ky është edicioni i dytë i projektiti “Girls just want to play footbal”, flet shumë për prioritetin e madh që jep FFK-ja dhe UEFA  në zhvillimin dhe përparimin e futbollit të femrave e në veçanti të vajzave të reja siç jeni ju.

Një falënderim i veçantë shkon për Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës fizike dhe profesorët që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në mbarëvajtjen e garave. Ju keni mundësinë që përmes këtij projekti të shpalosni gjithë talentin dhe dashurinë e juaj për lojën e futbollit”.

Në komunën  e Fushë Kosovës në finale u ballafaquan SHFMU ”Mihail Grameno” me aneksin I të SHFMU “Mihail Grameno”, ku triumfoi aneksi I, me rezultat 4:1.

Ndërsa në  Vushtrri në ndeshjen finale luajtën SHFMU ”Liria” dhe SHFMU ”Martirët”, ku më të mira ishin vajzat e SHFMU ”Liria” pasi arritën fitore me rezultat 3:0.

Në përmbyllje të garave në këto dy komuna anëtarja e KE, njëherësh kryetarja  e komisionit të futbollit të femrave  në adresimin e saj para pjesëmarrësve mes tjerash tha: ”Ne, si FFK, jemi të kënaqur me pjesëmarrjen dhe organizimin e mirë të garave dhe për këtë duhet falënderuar Shoqatat e Pedagogëve dhe profesorët e Kulturës fizike të të dyja komunave.

Gjatë garave u vërejt talenti i vajzave të cilat treguan se kanë kapacitet që në të ardhmen këto dy komuna të kenë klubet e tyre të vajzave. Me këtë do të pasuroheshin ligat e femrave dhe me këtë futbolli i femrave është në rrugë të mirë të zhvillimit dhe përparimit”.

Në fund të garave ekipeve fituese dhe ekipit të vendit të dytë iu ndanë kupat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat