De Bruyne: Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë

Futboll

De Bruyne: Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 15:11
Kevin de Bruyne

Mesfushori belg Kevin de Bruyne u detyrua të ngrinte “flamurin e bardhë” dje në finalen e Champions League.

Ai u dëmtua duke lënë fushën e lojës në fundin e pjesës së parë. Gjithsesi, në fund, ai festoi bashkë me skuadrën trofeun, pasi Manchester City mundi 1-0 Inter në finalen e Stambollit.

“Kanë qenë dy muaj shumë të vështirë dhe kam patur shumë probleme me tendinën e gjurit, që është këputur plotësisht. Por skuadra jonë ishte mjaftueshëm e fortë dhe në fund fitoi”, u shpreh mesfushori i Manchester City, që në këtë finale nuk la shumë gjurmë.

“Kemi kohë që synojmë këtë trofe dhe më në fund ia dolëm mbanë të fitojmë.

Kemi punuar shumë për këtë trofe, për të arritur tek ai dhe më në fund erdhi ky rezultat, që është fantastik për ne.

Ndoshta nuk ka qenë ndeshja jonë më e mirë, por rëndësi ka trofeu, ndaj është koha për të festuar”, tha De Bruyne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat