Manchester United vazhdon negociatat Diogo Costan

Futboll

Manchester United vazhdon negociatat Diogo Costan

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 16:12
Diogo Costa

Jo vetëm Pickford, Manchester United vazhdon negociatat për “gardianin” portugez!

Bordi i “djajve të kuq” të Manchester United, duket se kërkon një “riformatim” total të skuadrës, teksa përveç portierit Jordan Pickford, konsideron gjithashtu si opsion dhe afrimin e “gardianit” të Porto, Diogo Costa.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat portugeze, “djajtë” e Manchester janë në negociata me “dragonjtë” portugezë për të ulur koston e transferimit, me bordin e Porto, që nuk pranon më pak se 75 milionë euro për prodhimin e akademisë së tyre.

Ndërkaq, kujtjomë se Diogo Costa është një portierëve më të mirë të momentit, me 23-vjeçarin, që ka zbritur këtë sezon plot 41 herë në fushën e blertë për “dragonjtë”, ku në 20 përballje e ka mbajtur rrjetën e portës së tij të paprekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat