Bardhi: Asnjëherë nuk jemi dorëzuar 

Futboll

Bardhi: Asnjëherë nuk jemi dorëzuar 

Nga: K.G.. Më: 16 qershor 2023 Në ora: 15:15
Behar Bardhi

Pikësynim rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.

Ferizajasit nuk shohin tjetër pos elitës, kështu që përveç përforcimeve  vazhdojnë edhe kontratat me lojtarë. 

FC Ferizaj dhe mbrojtësi Behar Bardhi kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës.

Mbrojtësi i qendrës, që luan në secilën pozitë të vijës së fundit, por edhe si mesfushor defanziv është shprehur i bindur në suksesin e klubit.

“Kam nënshkruar kontratë me bindjen e plotë se na pret një edicion pozitiv dhe inkuadrim në Superligë.

Unë jam i lidhur me këtë klub dhe këto ngjyra sepse kemi kaluar shumë sfida bashkë, por asnjëherë nuk jemi dorëzuar", tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat