Messi tregon arsyet e lamtumirës nga futbolli europian

Futboll

Messi tregon arsyet e lamtumirës nga futbolli europian

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:59
Messi

Lionel Messi do të luajë në SHBA me fanellën e Inter Miami dhe tashmë nuk ka dyshime për këtë. Argjentinasi, pas lamtumirës së tij me PSG-në, dukej një hap larg kthimit në Barcelonë, më pas shumë pranë Arabisë Saudite, për të ndryshuar mendje dhe vendosur t’i bashkohet MLS.

Shumë e kanë pyetur veten mbi arsyet që e shtynë numrin 10 të largohej nga futbolli europian.

Tani është vetë Messi, ai që i ka zbuluar arsyet në një intervistë ekskluzive dhënë mikrofonave të “BeIN Sports”, e cila do të transmetohet më 24 qershor. “Kam fituar gjithçka në futboll. Nuk ka mbetur asgjë për të fituar”.

Këto janë fjalët e “La Pulce” në përmbledhjen paraprake të intervistës.

Me pak fjalë, Messi nuk ka më stimuj për të luajtur në Europë, duke marrë parasysh se ka fituar me klubin dhe ekipin kombëtar gjithçka që një futbollist mund të fitojë në karrierën e tij: 4 Champions League, 10 herë në La Liga-n, 2 herë Ligue 1, 7 herë Kupën e Mbretit dhe 3 tituj të Botërorit për Klube.

Çmime të shumta individuale mbajnë emrin e tij, duke përfshirë disa herë “The Best FIFA”, 7 “Topa të Artë”, si dhe “Copa America” e Kupën e Botës me Argjentinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat