Një shqiptar realizon, Çekia shkëlqen

Futboll

Një shqiptar realizon, Çekia shkëlqen

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 22:16
Çekia

Çekia, kombëtarja rivale e Shqipërisë, në kualifikueset e Europianit, triumfuan ditën e sotme me rezultatin 4:1 ndaj Malit të Zi në duelin miqësor të zhvilluar në Podgoricë.

Një fitore spektakolare kjo për çekët, që arritën të tundnin rrjetën e malazezëve plot 4 herë. Çytil, Sadilek, Provod dhe Hlozek ishin autorët e golave për miqtë. 

Interesant është fakti se golin e nderit për Malin e Zi, e shënoi futbollisti me origjinë shqiptare, Driton Camaj. 26-vjeçari, me një gjuajtje të kalibruar me të djathtën në minutën e 66-të, arriti ta dërgonte topin në trekëndësh, duke realizuar kështu një eurogol.  

Kjo perlë e Camaj, vlen vetëm për statistikë, pasi në fund ishin çekët ata që festuan. Vlen të theksohet se Çekia duelin e parë ndaj Shqipërisë do ta zhvillojë në datën 7 shtator në Pragë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat