Interi i bën jehonë kryeveprës së Asllanit

Futboll

Interi i bën jehonë kryeveprës së Asllanit

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:16
Asllani e Lukaku

Kristjan Asllani shkëlqeu ndaj Ishujve Faroe duke shënuar golin e dytë për Shqipërinë, ku me një goditje fantastike nga jashtë zone arriti të kalonte kuqezinjtë në avantazh kur rezultati ishte 1-1. Ky gol, ka bërë jehonë edhe në Itali dhe vetë klubi i Interit e ka përshëndetur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale dhe në sajtin zyrtar të klubit, Interi ka bërë bashkë Lukakun dhe Asllanin. Sulmuesi belg shënoi 2 gola në transfertë ndaj Estonisë ndërsa Asllani një gol dhe luajti 89 minuta me kuqezinjtë.

“Shokë goli”, shkruan klubi i Interit në përshkrimin e fotos së dy protagonistëve. “Asllani shënoi në 3-1 me të cilin Shqipëria fitoi si mysafir ndaj Ishujve Faroe.

Bajrami dhe Muçi shënuan golat e tjerë të miqve. Kombëtarja shqiptare ka 6 pikë në renditje dhe mesfushori zikaltër luajti 89 minuta”, shkruan klubi i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat