Konfirmohet Flick

Futboll

Konfirmohet Flick

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:47
Hansi Flick

Kombëtarja e Gjermanisë u paraqit dobët në dy miqësoret e muajit qershor, duke humbur 1-0 ndaj Polonisë.

Dhe 2-0 kundër Kolumbisë katër ditë më pas.

Skuadra e Hansi Flick nuk arriti të shënonte asnjë gol në këto takime testive.

Pozitat e Flick në stol janë lëkundur, por presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) ka konfirmuar trajnerin që i dhuroi Bayern Munchen trofeun e fundit të Champions League.

Të paktën deri në fundin e verës. “Kam biseduar në telefon me Hansi Flick.

Ai më siguroi se në muajin shtator do të shohim një Gjermani ndryshe“, deklaroi Bernd Neuendorf.

Katër herë kampionët e botës, rikthehen në fushë gjatë shtatorit përballë Japonisë (9) dhe Francës (12). Gjermania ka siguruar kualifikimin në Euro 2024 si vend organizator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat