Blen klubin e njohur në Francë

Futboll

Blen klubin e njohur në Francë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 19:56
Todd Boehly

Pasi bleu klubin e Chelsea në fillim të sezonit që sapo lamë pas, Presidenti i “bluve”, Todd Boehly ose më saktë, një grup investitorësh amerikanë, nën emblemën e kompanisë “BlueCo” kanë blerë dhe klubin e Strasbourg, klub i cili militon në Kampionatin francez të futbollit, Ligue 1.

Grupi i investitorëve e kanë bërë të ditur këtë transaksion me anë një të njoftimi për shtyp, teksa shkruajnë se ky investim strategjik do të forcojë praninën e tyre në futbollin evropian, krahas “bluve” të Chelsea.

“Është një nder për ne që jemi pjesë e këtij grupi historik.

Ne jemi të përkushtuar të ruajmë trashëgiminë e Racing.

Ky investim strategjik do të forcojë praninë tonë në futbollin evropian, krahas pjesëmarrjes tonë në Chelsea.

Ne besojmë se mund të krijojë mundësi të mëdha për ndarjen e njohurive dhe aftësitë”,- thuhet në njofitmin e plotë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat