Liverpool pas Chiesa-s, gati 40 milionë euro

Futboll

Liverpool pas Chiesa-s, gati 40 milionë euro

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 12:42
Federeico Chiesa

Klubi anglez, Liverpool, raportohet se është hedhur në sulm për anësorin e Juventusit, Federeico Chiesa-n.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ‘The Reds’ është duke negociuara me italianin të cilin dëshiron të ketë në skuadër për edicionin e ri të garave.

25-vjeçari duket se ka vendosur të largohet nga Juventusi, dhe e ardhmja e tij, mbase mund të jetë në Angli.

Skuadra e Jurgen Klopp-it thuhet se është favorit për të nënshkruar me anësorin italian.

Liverpool siç raportohet, ka gati ofertën në vlerë 40 milionë euro, derisa Juve kërkon 20 milionë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat