Bayern nuk lëshon për mbrojtësin/ “Presion” edhe Parisit

Futboll

Bayern nuk lëshon për mbrojtësin/ “Presion” edhe Parisit

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 11:23
Bayern

Bayern Munich dhe Lucas Hernandez nuk kanë gjetur një marrëveshje për rinovimin e kontratës, me lojtarin francez që është i lidhur me bavarezët deri në qershorin e vitit 2024. Në këtë situatë, janë disa klubet që po monitorojnë situatën e mbrojtësit dhe mes tyre gjendet edhe Paris Saint-Germain.

Sipas “Bild”, kryeqytetasit janë në bisedime me drejtuesit e Bayern, por ende nuk kanë vendosur të prezantojnë një ofertë zyrtare për 27-vjeçarin. Nga ana tjetër, bavarezët nuk kanë ndërmend të bëjnë “skonto” pavarësisht se Hernandez është në vitin e fundit të kontratës dhe verën e ardhshme mund të largohet me parametër zero.

Gjermanët nuk i ulin pretendimet e tyre prej 50 milionë euro dhe këtë ia kanë bërë të qartë edhe atyre në Francë, ndaj “topi” është në fushën e parizienëve. Sezoni i fundit ishte i pafat për Hernandez duke qenë se dëmtimet e penalizuan pamasë.

Lojtari u dëmtua në ndeshjen e parë të Kupës së Botës me Francën duke luajtur vetëm 12 minuta teksa e mbylli sezonin në infermieri, duke u limitur në vetëm shtatë paraqitje me Bayern Munich. Megjithatë, nga sezoni i ardhshëm, mbrojtësi kërkon të rikthehet mes protagonistëve por mbetet për t’u parë nëse këtë do ta bëjë në Bundesligë apo Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat