Rexhep Gaxholli: “Bota sot” është gazeta numër një në Kosovë 

Futboll

Rexhep Gaxholli: “Bota sot” është gazeta numër një në Kosovë 

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 13:04
Rexhep Gaxholli

Legjenda e futbollit të Kosovës, Rexhep Gaxholli, tha se gazeta “Bota sot” është e shpejt në informacione të drejta dhe të sakta. 

Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës dhe Lirisë së Prizrenit, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Gaxholli si sot mbahet mend nga dashamirët e futbollit për golin që ka shënuar në minutën e 62-të (pas asistimit të Fadil Vokrrit, 20 maj, 1984) për fitoren 1:0 të Prishtinës kundër Sllobodës së Tuzllës, në takimin e Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

“‘Bota sot’ është gazeta numër një në Kosovë për të gjitha lajmet sportive.

Për atë që shkruan gazetari Kemajl Goca nuk në asnjë gazetë në vendin tonë.

Uroj 28 vjetorin e gazetës”, ka uruar Gaxholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat