Chelsea hedh sytë nga Barcelona

Futboll

Chelsea hedh sytë nga Barcelona

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 16:30
Raphinha

Sulmuesi brazilian ka pasur një sezon me ulje ngritje, por në fund pas 50 ndeshjeve zyrtare ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë në të gjitha garat.

Duke parë krizën e Barcelonës, nuk përjashtohet mundësia që Raphinha të shitet nëse vijnë oferta të duhura në zyrat e klubit katalanas.

Chelsea ka rikthyer interesimin për sulmuesin e krahut, me londinezët që e kërkuan atë edhe në verën e vitit të kaluar.

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino e pëlqen shumë brazilianin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta transferojnë atë në “Stamford Bridge” gjatë afatit kalimtar veror.

Barcelona është gati ta shes yllin brazilian vetëm nëse vije një ofertë mbi 65 milionë euro, shumë që për Chelsean nuk përbën shumë problem.

Gjithsesi interesim për 26-vjeçarin kanë shprehur edhe skuadrat e tjera si Newcastle United dhe Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat