Interi pranë kualifikimit, ja shumë e majme që përfiton fituesi

Futboll

Interi pranë kualifikimit, ja shumë e majme që përfiton fituesi

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Puna e FIFA-s në funksion tëKupës së Botës për Klube 2025 vazhdon, një projekt i dëshiruar fort nga presidenti Infantino për një turne ku do të përballen 32 ekipe. Kualifikimi për në Europë do të përfshijë 12 ekipe, tri prej të cilave tani janë të sigurta dhe nëntë ende për t’u vendosur.

Të sigurt për pjesëmarrjen janë fituesit e Ligës së Kampionëve 2021, 2022, 2023 dhe 2024 (Çelsi, Real Madrid dhe Mançester Siti dhe fituesi i 2024-ës), plus 8 klubet me renditjen më të mirëtë UEFA-s në të njëjtën periudhë katër-vjeçare.

Në këtë drejtim, pothuajse të sigurt për kualifikimin janë Bajern Mynih (ka 84 pikë në renditje) dhe PSG me 66 pikë. Interi, me 60 pikë është ndër ndjekësit më të afërt për të siguruar kualifikimin, për të cilin u mjafton vetëm të mbërrijnënë fazën e 1/8-ave të edicionit të ardhshëm të ChampionsLeague.

Renditja aktuale e UEFA-s, duke mos marrë parasysh rezultatet e ardhshme, e sheh Interin të ndjekur nga Benfika (49), Juventus (47), Porto (45), Borusia Dortmund (44) dhe Barcelona (42), që do të plotësonin grupin e të kualifikuarave.

Por, duke qenëse klasifikimi do të përditësohet nga rezultatet e Champions-it të ardhshëm, shpresa ka edhe për Milanin (35 pikë) dhe Napolin (29) që mund të bëjnë hapa të rëndësishëm përpara.

Çdo kampionat mund të dërgojë deri në dy skuadra në këtë kompeticion dhe me bardhezinjtë që mund të penalizohen nga UEFA, shpresat e italianeve shtohen.

Turneu do të vlejë në total 32 miliardë euro, që do t’u shpërndahen 32 ekipeve pjesëmarrëse, me fituesin që do të përfitojë deri në 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat