Luka Romero njofton largimin nga Lazio

Futboll

Luka Romero njofton largimin nga Lazio

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 17:47
Luka Romero

Luka Romero njofton largimin nga Lazio, Milan e pret “krahëhapur”!

Luka Romero i jep lamtumirën Lazios. Mesfushori lajmëroi këtë të shtunë se nuk do të jetë më pjesë e Lazios.

“Dua të falënderoj klubin, tifozët e tij që më kanë treguar gjithmonë respekt dhe dashuri dhe të gjithë ata që më kanë ndihmuar të rritem si profesionist dhe si person, si brenda dhe jashtë fushës.

Faleminderit Lazio, ishte nder që vesha këtë fanellë”-shkruan në rrjetet sociale argjentinasi.

Ndërsa Milan nga ana tjetër është duke e pritur “krahëhapur” mesfushorin, me të cilin kanë rënë dakord për një bashkëpunim 4-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat