E dashura e Benzema thotë se u konvertua në Islam

Futboll

E dashura e Benzema thotë se u konvertua në Islam

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 18:49
Benzema e Ozuna

E dashura e Karim Benzemas, Jordan Ozuna tha se ajo u konvertua në Islam.

“U konvertova në Islam. Ndodhi këtu, në xhaminë e Madridit, ata lexuan Kuranin. …

Kjo është një ceremoni e vogël dhe intime. Unë qava si një vajzë. Unë jam shumë sentimentale”, citon Jordan Tikitakas.

“E kam hulumtuar shumë këtë fe dhe e kam gjetur të mrekullueshme. Gjithçka që lexova për të më preku. Gjatë Ramazanit lexova Kuran dhe qaja.

Kam lexuar gjithashtu “Rruga e Shenjtë drejt Islamit” për një të krishterë të konvertuar në Islam si unë.

Një libër me të vërtetë i vlefshëm”.

Karim Benzema së fundmi iu bashkua klubit saudit Al Ittihad, duke i dhënë fund periudhës së tij të shkëlqyer si lojtar i Real Madridit. Ozuna synon të mbështesë partnerin e saj:

“Mezi pres këtë aventurë, dua të njoh vendin, kulturën dhe kuzhinën”, shtoi vajza.

Ozuna ka lindur në Maryland, SHBA, por theksoi se kodi i rreptë i veshjes i vendit të Lindjes së Mesme nuk do të ishte problem për të.

“Nuk do të ketë asnjë problem nga ana ime. Kultura e vendit është e rëndësishme për mua".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat