Dinamo përforcohet edhe me Musliun

Futboll

Dinamo përforcohet edhe me Musliun

Nga: K. G. Më: 6 korrik 2023 Në ora: 22:54
Ardian Musliu

Dinamo e Ferizajt ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.

Skuadra nga Ferizaj është përforcuar me futbollistin Ardian Musliu. 

“Mbrojtësi i krahut Ardian Musliu është një lojtar i talentuar dhe kualiteti i tij do ti shërbej skuadrës në fazën defanzive.

Ai ka kontratë dyvjeqare që nënkupton se skuadra jonë ka projekte serioze duke i ofruar një numër të madh të të rinjve.

FC Dinamo i shpreh mirëseardhje duke i dëshiruar suksese në klubin tonë”, njofton FC Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat