Asensio: PSG është klub i madh me projekt tërheqës

Futboll

Asensio: PSG është klub i madh me projekt tërheqës

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 11:29
Asensio

Marco Asensio është i lumtur që është transferuar në PSG.

Ish-asi i Real Madridit pak ditë më parë iu bashkua kampionëve në fuqi të Francës. Spanjolli me parisienët ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026.

Asenesio thotë se PSG është klub i madh me një projekt tërheqës. Ai premton se do të jep më të mirën për skuadrën franceze. Asensio është i bindur se nuk do të mungojnë trofetë me PSG-n.

“Unë erdha këtu sepse PSG është një klub i madh me një projekt tërheqës”, ka thënë Asensio.

“Më duhej të provoja diçka të re dhe kisha nevojë për një projekt ambicioz.

Mendoj se është vendi perfekt për mua për të luajtur, argëtuar dhe për të fituar shumë tituj”.

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me PSG-në. Mezi pres të përjetoj qytetin, të takoj tifozët dhe të mësoj frëngjishten. Do të jap gjithçka për klubin. Jam i sigurt që do të fitojmë trofe”, ka theksuar reprezentuesi spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat