Inter dorëzohet

Futboll

Inter dorëzohet

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:09
Sommer

Portieri kamerunas Andre Onana është pranë transferimit te Manchester United, marrëveshje që pritet të mbyllet që këtë javë. Kjo lëvizje ka nxjerrë zbuluar skuadrën zikaltër, që po mendon për zëvendësuesin.

Madje, sipas “Gazzetta Dello Sport”, zëvendësuesi është gati. Portën e skuadrës së Inter do ta mbrojë 34-vjeçari zviceran Yann Sommer, që aktualisht luan me Bayern Mynih. Sommer u transferua në janar te bavarezët, pas dëmtimit të Manuel Neuer, por është gati të largohet.

Zvicerani ka dhënë miratimin e tij për këtë transferim, por ka vendosur një kusht:

Të jetë titullar dhe jo të rivalizojë për portën bashkë me Handanovic. Përpos kësaj, ky transferim do t’i kushtojë Inter 6 milionë euro.

Kjo është shuma e vendosur në klauzolën që Yann Sommer ka me Bayern Mynih për ta lënë të lirë. Edhe Inter pret ta mbyllë këtë transferim brenda javës, për ta nisur fazën përgatitore me çështjen e portës të zgjidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat