Mbappe nuk ka asgjë për të vendosur

Futboll

Mbappe nuk ka asgjë për të vendosur

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:04
Mbappe

E ardhmja e Kylian Mbappe po shkon në drejtimin që përfton më së miri interesin e lojtarit, duke synuar përmbushjen e vitit të fundit të kontratës dhe mosekzekutimin e klauzolës së rinovimit, që skadon më 31 korrik.

Al Khelaïfit, i cili u takua me sulmuesin për herë të parë që nga 3 qershori, i është dashur të tërhiqet nga ultimatumi i tij, i cili në të vërtetë nuk është i tillë, për t’i dhënë pak qetësi lojtarit e dhënë një përgjigje përfundimtare.

Mbappé nuk ka asgjë për të vendosur, sepse e bëri të qartë më shumë se një muaj më parë.

Në atë letër që dërgoi në zyrat e PSG-së, talenti nga Bondy shprehte qartë qëllimin e tij për të mos rinovuar.

Ai e bëri këtë për të ndërgjegjësuar klubin se të gjitha përpjekjet për të rinovuar do të ishin të kota. Afati ultimativ që Al Khelaïfi vendosi ndaj tij më 5 korrik, duke ngulmuar se “duhej të vendoste maksimumi për dhjetë ditë”, nuk ka ndikuar aspak te futbollisti, udhërrëfyesi i të cilit është më se i hartuar.

Këtë të martë, në Poissy, presidenti i PSG-së u përpoq të tërhiqte vëmendjen e Mbappe përmes një fjalimi, në të cilin theksoi se askush nuk është mbi klubin, as vetë ai si president, dhe se kushdo që nuk dëshiron të vazhdojë në klub duhet të largohet.

Kapiteni i kombëtares franceze nuk ka deklaruar dhe as do ta bëjë këtë në asnjë moment se dëshiron të largohet nga Parisi. Ai thjesht ka pranuar vitin e fundit të kontratës, pasi në të kundërt do të hiqte dorë nga një bonus besnikërie që shkon në 80 milionë euro.

Afati i Al Khelaïfi është zhvendosur nga 15 korriku në 31 korrik. Presidenti e di se koha po ecën kundër tij dhe se ai nuk ka fuqi apo kompetencë për të detyruar largimin e më të paguarit në skuadër. Më 31 korrik, pikërisht, lojtari do të marrë gjysmën e bonusit të besnikërisë, diçka që mund të ulë çmimin e tij në një transferim hipotetik që për momentin as nuk mendohet në nivelet e larta të PSG, pasi nuk kanë marrë asnjë ofertë për të.

Mbappé nuk do të dridhet as në javët e ardhshme. Të shtunën do të marrë fluturimin drejt Japonisë për të luajtur turin aziatik dhe nuk do të ndryshojë as vendimin përfundimtar, për të mos rinovuar kontratën deri në vitin 2025. PSG rrezikon t’i kthehet gjithçka përmbys. Lënia e tij në stol do të nënkuptonte një tërmet në Francë, vendi që e vlerëson dhe e adhuron. Unioni i Lojtarëve, UNFP, do të ndërhynte në një konflikt që mund ta bënte entitetin parizien edhe më keq.

Askush, madje as vetë Al Khelaïfi, nuk mund të garantojë shitjen e Kylian Mbappe, edhe nëse insiston për këtë sa herë që flet në publik. Sepse ylli francez, në përputhje me mjedisin e tij, nuk do të hyjë në asnjë mosmarrëveshje me presidentin dhe as nuk do ta detyrojë largimin e tij. Do të vijë 31 korriku, por situata nuk do të ndryshojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat