Gjasula i kthehet periudhës së vështirë me Hamburgun

Futboll

Gjasula i kthehet periudhës së vështirë me Hamburgun

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 17:27
Gjasula

Klaus Gjasula do të jetë përsëri pjesë e Bundesligës së Gjermanisë. Mesfushori siguroi ngjitjen në elitë me Darmshtadtin, ku ka kaluar dy sezone mjaft pozitive pas largimit nga Hamburgu.

“Gladiatori” shqiptar i është kthyer sërish periudhës kur ishte pjesë e Hamburgut, me të cilët gjërat nuk i shkuan ashtu siç i kishte planifikuar. Në intervistë me “Kicker”, Gjasula bën autokritikë dhe fajëson veten për sezonin e dobët që kaloi me klubin e njohur gjerman.

“Unë tashmë mund ta klasifikoj si duhet vitin tim në Hamburg.

Nuk kam qenë preja e askujt dhe as më kanë bërë padrejtësi.

Kështu është në një klub si Hamburgu, nëse nuk funksionon menjëherë, rrallë të jepet një shans i dytë.

Do të doja të kisha rastin të rregulloja sezonin e parë. Por unë gjithashtu e di se ka lojtarë të tjerë që kanë pasur një përvojë të ngjashme.

Jam plotësisht i lumtur që erdha në Darmshtadt. Ndryshe nuk do i kisha përjetuar këto dy vitet e fundit të bujshme”, ka thënë Klaus Gjasula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat