Media kroate befason: Ky është dallimi milionësh mes ekipit të Kosovës dhe të Kroacisë

Futboll

Media kroate befason: Ky është dallimi milionësh mes ekipit të Kosovës dhe të Kroacisë

Nga: K. Goca Më: 26 korrik 2023 Në ora: 14:38
Rijeka

Kush është pengesa për Rijekën? 

Rijeka do ballafaqohet me klubin e Dukagjinit të Klinës. 

Ndeshja luhet nesër në orën 20.00 në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë kualifikuesve për Conference League.

“Klubi vjen nga Klina dhe ka përfunduar i katërti në Superligën e Kosovës pas Ballkanit, Dritës dhe Gjilanit. 

Sipas Transfermarkt, klubi vlen vetëm 2.19 milionë euro, pra dhjetë herë më pak se Rijeka, vlera e së cilës llogaritet në 25.50 milionë. 

Mosha mesatare e ekipit është 28 vjeç dhe në këtë ekip luajnë tetë të huaj. 

Lojtarët më të vlefshëm janë sulmuesi Iljasa Zulfiu dhe portieri Kenan Haxhihamza me 200 mijë euro. 

Zulfiu është lojtari më i mirë në startin e sezonit për Dukagjinin. 

Ai i ka shënuar tre nga pesë golat për ekipin e Kosovës në garat evropiane”, shkruan mes të tjera media kroate “Novilist”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat