Ditë e keqe për Musliun në Gjermani 

Futboll

Ditë e keqe për Musliun në Gjermani 

Nga: K. Goca Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:16
Visar Musliu

Futbollisti Visar Musliu ka debutuar jo mirë në fanellën e Paderbornit. 

Mbrojtësi i Maqedonisë së Veriut,  Musliu, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Greuther Furth, në kuadër të javës së parë të Bundesliga II.

Interesant është fakti se Musliu fillimisht mori karton të verdhë, më pas ndërhyri VAR-i, dhe u ndëshkua me të kuq. 

Visar Musliu nga Ingolstadt u transferua në Paderborn në afatin kalimtar të kësaj vere.

Duhet theksuar se reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, po paraqitet titullar për Paderbornin, ku pjesa e parë përfundoi me rezultat 3:0 për Greuther Furth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat