Ronaldo pas golit dhe fitores

Futboll

Ronaldo pas golit dhe fitores

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:21
Pamje nga ndeshja

Cristiano Ronaldo i ka bërë dy postime në rrjetet pas fitores 4:1 ndaj ekipit Monastir, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të UAFA Cup.

Ylli portugez e shënoi njërin prej katër golave të ekipit të tij, ndërsa i regjistroi edhe dy rekorde me këtë rast: u bë lojtari me më së shumti gola me kokë, plot 145, duke e kaluar legjendarin Gerd Muller (144), ndërsa shënoi edhe në sezonin e 22-të radhazi.

E pas këtyre arritjeve, 38 vjeçari u shpreh i lumtur, duke shpresuar që të vazhdojë me ritëm të njëjtë, ai dhe ekipi i tij Al Nassr.

“Ndeshja e parë në fazën e grupeve ishte e vështirë. Edhe dy ndeshje i kemi përpara.

Do të vazhdojmë të luftojmë”, ka shkruar ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit në rrjetet sociale.

“Fitore e mirë. I lumtur që shënova dhe që jemi në krye të grupit tonë”, ka shkruar pesë herë fituesi i Topit të Artë në postimin tjetër.

Me Sadio Manen, i cili është bërë shok skuadre tashmë, Ronaldo pret që Al Nassr ta ketë një sezon të madh dhe të suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat