Këta futbollistë do të mbeten në SC Gjilani

Futboll

Këta futbollistë do të mbeten në SC Gjilani

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 14:53
SC Gjilani

SC Gjilani është ka e përjeton periudhën më të vështirë në historinë e klubit.

Skuadra bardhekuq ndodhet në një krizë të madhe pas largimit të presidentit Florim Zuka dhe tanimë janë larguar thuajse të gjithë futbollistët.

Duke filluar nga Enea Koliçi, te Arbër Prekazi, Egzon Sinani, Armend Halili, Yll Hoxha, Arbnor Ramadani, Albert Dabiqaj, Besar Musolli, Mevlan Zeka, Baton Zabërgja, Shend Kelmendi e Arens Mateli.

Ndarjen me klubin gjilanas tani e kanë konfirmuar edhe dy mbrojtësit Përparim Islami dhe Granit Jashari.

Që të dy nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook kanë konfirmuar ndarjen me skuadrën që u udhëhoq nga Klodian Duro gjithashtu i larguar.

Nga klubi pritet ta konfirmojnë largimin edhe dy të huajt Theophilus Salomon dhe mesfushori brazilian Elton Cale.

Drejtuesit e mbetur në klub po punojnë për të gjetur një zgjidhje, derisa sezoni i ri pritet të nisë me futbollistë të rinj të Akademisë.

Gjithashtu Gjilani pritet ta zhbllokoj merkaton e bllokuar nga detyrimet ndaj vëllezërve Keita Razak dhe Keita Aziz.

Synimi i klubit është të luaj me futbollistët vendorë, derisa barrën kryesore të klubit do ta bartin treshja gjilanase Redon Ismaili, Edison Kçiku dhe Oliton Billali si dhe portierin Aridon Bllaca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat