Portieri i kombëtares pranë transferimit në Serie B

Futboll

Portieri i kombëtares pranë transferimit në Serie B

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 13:35
Etrit Berisha

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha mund të vijojë aventurën e tij në kampionatin italian edhe sezonin tjetër.

34-vjeçari që mbron portën kuqezi mund të luajë me fanellën e Sampdoria sezonin e ardhshëm 2023-2024. Skuadra gjenoveze luan në Serinë B.

Lajmin e konfirmojnë mediat italiane, të cilat sqarojnë se portieri veteran ka dëshirë të largohet nga Torino, ku nuk po gjen hapësira.

Ndërkohë që, Sampdoria po kërkon një portier që e njeh këtë kampionat dhe Etrit Berisha mund të jetë alternativa e duhur. Ai ka luajtur edhe më parë në Serinë B, me Spal.

Skuadra e Sampdoria drejtohet nga trajneri Andrea Pirlo dhe për Berishën kjo do të ishte një mundësi e mirë për të vijuar karrierën si protagonist, në një ekip të njohur. Berisha ka ende edhe një vit kontratë me Torinon, ndërkohë që Sampdoria nuk dëshiron të shpenzojë shumë pas rënies nga kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat