Përleshje brutale mes tifozëve grekë dhe atyre kroatë, vritet një person dhe lëndohen disa të tjerë

Futboll

Përleshje brutale mes tifozëve grekë dhe atyre kroatë, vritet një person dhe lëndohen disa të tjerë

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 08:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Trazirat mes tifozëve të klubit grek AEK dhe atij kroat, Dinamo Zagreb natën mbrëma kanë përfunduar me fatalitet.

Si pasojë e përleshjeve mes dy tifozërive në prag të takimit të sotëm mes tyre në kuadër të kualifikimeve në Champions League, ka ndërruar jetë një person.

Siç shkruajnë mediat greke, tifozët e Dinamo Zagrebit, të cilët thuhet se erdhën me makinë në Greqi, sulmuan stadiumin e AEK-ut mbrëmjen e së hënës.

Si pasojë e kësaj, një tifoz grek 22-vjeçar ka humbur jetën ndërsa 8 janë plagosur, kurse 96 persona u arrestuan.

Janë publikuar edhe pamjet e kësaj përleshje, siç mund ta shihni më poshtë.

Mbetet të shihet nëse ky duel do të shkojë sonte sipas planit, dhe UEFA nëse do të marrë masa pas kësaj ngjarje të tmerrshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat