Të dielën vendoset e ardhmja e sulmuesit

Futboll

Të dielën vendoset e ardhmja e sulmuesit

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:27
Kane

Telenovelës verore të Harry Kane tani i ka ardhur fundi, të paktën sipas “Daily Mail”.

Sipas asaj që raportohet nga ky medium, sulmuesi i Tottenhamit ka vedosur një afat për të ardhmen e tij, një datë përfundimtare, e cila skadon të dielën.

Kane dëshiron të zgjidhë gjithçka deri në fund të javës, kur fillon Premier League.  Sulmuesi është i qartë me palët: ose Bayern Munich do të gjejë një marrëveshje totale me Tottenhamin deri të dielën, ose edhe sezonin e ardhshëm kapiteni i Anglisë do të mbetet në Londër, me fanellën e Spurs.

Diferenca mes ofertës dhe kërkesës është plot 29 milionë euro.

Oferta e parë, në qershor, ishte 70 milionë plus bonuse, e cila më vonë u përmirësua në qershor në rreth 99 milionë euro, ende e konsideruar si e pamjaftueshme.

Drejtuesit e klubit londinez synojnë, sipas gazetës britanike “The Independent”, të marrin një shumë që tejkalon 120 milionë euro për të liruar sulmuesin.

Kujtojmë që Harry Kane është i lidhur me klubin londinez deri në qershor të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat