Përfaqësimi i radhës në Europë

Futboll

Përfaqësimi i radhës në Europë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 14:21
Pamje nga një stërvitje

Një katërshe gjyqtarësh nga Shqipëria do të jetë e angazhuar këtë mesjavë në një nga ndeshjet e UEFA-s. Eldorjan Hamiti, i ndihmuar nga Rejdi Avdo, Rejdi Zaimi dhe Andi Koçi do të vendosin drejtësi në përballjen e parë Hamrun (Maltë) – Ferencvaros (Hungari). Në Conference League.

Vlerësim për gjyqtarin shqiptar, i cili gjykon për të tretën herë në këto kualifikuese. Hamiti, më herët ka gjykuar sfidën e turit të parë të kualifikueseve në Champions mes Qarabag dhe Lincoln Red Imps.

Si dhe përballjen e turit të dytë të Conference League mes Sepsi (Rumani) dhe CSKA Sofia (Bullgari). Në këtë përballje, 40-vjeçari nga Lezha dha plot 10 kartonë të verdhë dhe një të kuq.

Kjo do të jetë ndeshja e 17-të për Hamitin në garat e UEFA-s në të gjitha nivelet, ku ka vënë drejtësi në 12 ndeshje si kryesor. Gjyqtarët shqiptarë kanë qenë të vlerësuar nga UEFA në këtë edicion, teksa në turin e dytë të Conference League ishin dy ndeshje ku drejtësia vendosej nga bilbilat e Superioress.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat