Chukwueze prezantohet

Futboll

Chukwueze prezantohet

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 16:27
Chukwueze

Samuel Chukwueze u prezantua sot si futbollist i Milanit, duke folur ne konference per shtyp me gazetaret e pranishem. Ai debutoi diten e djeshme ne miqesoren ndaj Monza. Kuqezinjte e blene 20 mln euro dhe 8 bonus nga Villareal. Pikerisht keshtu e nis konferencen Samuel Chukwueze:

“Jo per mungese respekti, por ketu jam ne nje realitet tjeter nga Villareal dhe dallohet qe ne pritjen qe m’u be dhe ne kete salle te mbushur me gazetarë. Jam te Milani, nje nder klubet me te mira ne bote dhe kam ardhur te shkruaj historine. Do t’ia dal, se si mos me pyesni por do te le gjurme ketu”

“Pioli ishte vendimtar ne ardhjen time ketu. Edhe pse kishte oferta te tjera, trajneri me telefonoi, me shpjegoi planet e tij, menyren se si do te luajme, projektin Milan dhe nuk kisha dyshime te tjera. Me beri te ndihem i rendesishem. Eshte nje trajner fantastik, ashtu si kishte thene Osimhen kur bisedova.

“Me Victor Osimhen njihem qe 17 vjec dhe e kam shok te ngushte. Me tha se duhet te vija ne Serie A dhe te Milani, sepse me pret nje ambjent fantastik. Mos degjo agjentin me tha, as ofertat e tjera, shko te Milani. Do te besh diferencen ne kampionatin italian me tha”

“Une nuk kam frike presionin, eshte akoma me mire.

Nuk ka rendesi e shkuara por cfare do te bej. Ju garantoj se do t’ia dal, do te rritem edhe me shume. Me pelqen sfida, me pelqen te konkurroj ne nivel.

Shoket e ekipit dhe trajneri me kane thene se San Siro eshte nje magji dhe une pres ate magji, sepse do te thote se do te kem adrenaline per te dhene gjithcka”

“Modeli im eshte Roben, fantastik ne lojen nje kunder nje dhe ne shkathtesine per te levizur me apo edhe pa top.

Po kur mbyll syte dhe mendoj per Milanin, mendoj per golin e Kaka ne Old Trafford, cfare lojtari magjik”

“Adli me ka pritur super mire, por edhe Leao dhe Okafor qe njoh prej kohesh, po me ndihmojne shume. Pastaj, tifozeria kuqezi qe me conte video e foto me beri te ndihem i dashur per ata. Ky transferim eshte edhe merite e tyre. I dua qe tani…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat