Katër yjeve u komunikohet që nuk janë më pjesë e planeve

Futboll

Katër yjeve u komunikohet që nuk janë më pjesë e planeve

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 20:15
Neymar e Verrati

PSG vazhdon revolucionin total dhe në pritje të vendimit të Kilian Mbape, nëse largohet apo jo gjatë verës, u ka bërë të qartë katër yjeve të tjerë të skuadrës se nuk do të jenë në planet e Luis Enrikes për këtë sezon, ndaj duhet të gjejnë një sistemim të ri.

Sipas ”L’Equipe”, trajneri Luis Enrike dhe drejtori sportiv Luis Kampos, kanë takuar të mërkurën në pasdite futbollistët Nejmar, Marko Verrati, Hugo Ekitike dhe Huan Bernat, për t’u komunikuar vendimin e trajnerit dhe klubit.

Të gjithë këtyre futbollistëve u është bërë e qartë që nuk cilësohen më si pjesë e domosdoshme e klubit ndaj do të ishte në të mirën e tyre që të gjenin një sistemim të ri.

Lojtarët në fjalë kanë marrë oferta të ndryshme në këto jave, por futbollistët apo vetë klubi, i kanë cilësuar si të papërshtatshme.

Tani mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet në ditët në vijim, pasi futbollistët në fjalë padyshim që nuk do të pranojnë që të kalojnë sezonin në tribunë dhe do të synojnë që të gjejnë një ekip të ri sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat