Trajneri i Empolit i thur elozhe talentit shqiptar

Futboll

Trajneri i Empolit i thur elozhe talentit shqiptar

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 18:36
Stiven Shpendi

Stiven Shpendi iu bashkua pak ditë më parë klubit të Emrpolit, që i besoi sulmuesit të ri shqiptar, duke parë te ai një potencial të jashtëzakonshëm.

Këtë e konfirmoi edhe trajneri i skuadrës së Serisë A, Paolo Zaneti, i cili duke folur para mediave për ndeshjen e Kupës ndaj Çitadelës, u ndal edhe te transferimi i Shpendit, të cilin e vlerësoi si një investim të rëndësishëm të klubit.

E vetmja gjë që më shqetëson është pritshmëria që ka rreth tij.

Kemi bërë një investim të rëndësishëm për atë që është dimensioni ynë dhe ka çdo gjë që duhet për t’u bërë një lojtar i një niveli shumë të lartë, pasi kombinon shpejtësinë shumë të madhe me një teknikë të mirë dhe sidomos një vullnet dhe një uri që shihet rrallëherë.

Më ka bërë përshtypje që në ditën e parë që erdhi, si jashtë fushës së lojës për përulësinë që ka, si në fushë për mënyrën se si është i “pafytyrë’. Më kujton shumë Baldanzin, janë gjëra që kanë ai tip lojtarësh që kanë perspektivën e një lloji të veçantë.

Koha do të jetë vendimtare, që të mos djegë etapat. Nëse e kuptoj që koha e tij është nesër, do ta ketë atë kohë. Nëse do të jetë pas 3-4 muajsh, do të jetë pas 3-4 muajsh, por gjithçka ndodh për të mbrojtur djaloshin dhe investimin që është bërë.

Jam i bindur që nuk do t’i nevojitet shumë kohë, pasi është me të vërtetë një djalosh i rëndësishëm. Le ta mbrojmë. Ia kam thënë se që nga minuta e parë që ka vendosur këmbën këtu fillon puna e përmirësimit të mangësive që ka, që kemi veçuar, si dhe të konsolidimit të gjërave që di të bëjë.

Këta janë objektivat e tij, nuk duhet të ketë ngarkesa apo gjëra të tjera.

Kemi parë Kambiagin, i cili erdhi nga një skuadër që binte nga Seria B në C, bëri 2-3 muaj në anonimitet dhe pastaj 5 muaj që na bënë të mendonim se nuk kishte lidhje me këtë realitet këtu. Duhet të bëjë një rrugëtim të ngjashëm”, ishin fjalët e Zanetit për talentin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat