Edhe Zielinski joshet nga Arabia Saudite, shkon te Al-Ahli

Futboll

Edhe Zielinski joshet nga Arabia Saudite, shkon te Al-Ahli

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 20:46
Zielinski

Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski do t’i bashkohet Al-Ahli.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Al-Ahli ka rënë dakord për kushtet e kontratës me mesfushorin 29-vjeçar të kombëtares polake.

Raportohet se tani klubi saudit vazhdon negociatat me Napolin, por marrëveshja është pothuajse e mbyllur.

Zielinski bëri 48 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke shënuar 7 gola dhe 11 asistime.

Kontrata e lojtarit me napolitanët është llogaritur deri në mesin e vitit të ardhshëm. Tarifa e transferimit të mesfushorit vlerësohet në 35 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat