Florent Muslija shënon gol dhe asiston në Gjermani

Futboll

Florent Muslija shënon gol dhe asiston në Gjermani

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 22:45
Florent Muslija

Florent Muslija ka shkëlqyer në fitoren e Paderbornit në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë.

Paderborni fitoi me rezultat 7-0 ndaj Cottbusit të dielën.

Muslija shënoi golin e pestë në minutën e 64-të, një super gol nga goditja e dënimit.

Fillimisht ai kishte asistuar për golin dytë të ndeshjes të realizuar nga Visar Musliu në minutën e 11-të.

Ai u zgjodh lojtar i ndeshjes ku mori edhe trofeun, ndërsa edhe nga SofaScore u vlerësua me notën 8.9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat